MI fton qytetarët për kujdes nga ofertat e aviokompanive mashtruese

Ekonomia December 12, 2018 - 17:18
Lexo tjera detaje

Ministria e Infrastrukturës përmes një deklarate për media u bën thirrje qytetarëve të tregohen vigjilent në rezervimin e biletave, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm.

“Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, MI kërkon nga qytetarët të shqyrtojnë me kujdes ofertat e mundshme  që mund t’i pranojnë përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtohen vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten.

“Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata.