Kërkesa për heqjen e taksës, Haradinajt i vjen një mbështetje e fuqishme

Ekonomia January 15, 2019 - 19:02
Lexo tjera detaje

Një ditë pasi premtoi se nuk do të pres flokët e nuk do të rruhet, Labinot Tahiri, i ka dhënë një mbështetje të fuqishme kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, për qëndrimin e tij që të mos hiqet taksa ndaj produkteve serbe edhe përkundër thirrjes së SHBA-së për ta bërë një gjë të tillë.
 

Tahiri në një reagim në profilin e tij në ‘facebok’, ka thënë se Haradinajt duhet ti jepet dora për vendimin për taksë ndaj mallrave serbe.

Sipas deputetit, një vendim i tillë nuk është kundër Amerikës, por kundër mallrave serbe.

Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka pranuar se një kërkesë e tillë i ka ardhur zyrtarisht nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, megjithatë ka potencuar se vendimi nuk zhbëhet derisa të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke.

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

Me ty Ramush Haradinaj!

Ashtu siq e do populli ynë Amerikën, ashtu të duan edhe ty! Ashtu siq e beri Amerika krenarë popullin tonë me përkrahejen për Ushtri, ashtu është edhe populli ynë krenarë me ty! Pse? Sepse ishe ai sebashku me shokët e tu vendimarrës që prej Pavaresisë se Kosovës, nuk mundi askush me ia dredhua GUHËN politikanëve invesitorë serbë që punuan vazhdimisht kundër Kosovës dhe njohejet e saj!

Ramush Haradinaj, nesër nëse ndodh që të hiqet TAKSA, dihet mirë që dikend e ka marrë malli për PLAZMA KEKSA TË SERBISË, dhe dihet mirë që çdo qytetarë do të kujtoj vendosmerinë tënde që ngrite pluhur në Ballkan, Evropë E Amerikë!

Tani e tutje Serbia e di që nuk ka lojera më KOSOVË.

Me ty Ramush Haradinaj mbrojtësi i identitetit shqiptarë të Kohes Moderne.

Inati mund të ja kemi, por doren duhet me ja dhënë.

Krejt e dim qe nuk je dhe nuk jemi kundër Amerikës, por kundër mallrave të Serbisë.

Do vazhdoj të loboj për bojkotin e tyreëderisa te ket marrëveshje.

LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.