Dardan Gashi thotë se taksa do të rishikohet

Ekonomia January 15, 2019 - 22:45
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka quajtur vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, si vendimin më “popullor” të arritur deri tani.

Gashi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që nuk duhet të apostrofohet vetëm një person si “fajtor” pasi ky vendim sipas tij është i të gjithëve.

“Ky vendim nuk është i drejtuar kundër BE-së dhe as kundër partneriteti me Amerikën po është i drejtuar kundër një politike shumë agresive të padrejtë të Serbisë”.

“Kryeministri nuk është ai që po e bën dialogun, kryeministri ka qenë i angazhuar që të jenë pjesë e dialogut dhe taksa duhet të hiqet prej kombinimit të dialogut. Megjithatë nëse taksa është pengesa me miqtë tanë ndërkombëtarë ajo do të rishikohet”.

Gashi ka theksuar se në takimin në Bruksel, ata kanë kërkuar që si temë kryesore e diskutimeve të jenë krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

“Padrejtësitë shërohen nëse ne kemi një gjykatë edhe për krimet monstruoze që ka bërë Serbia në Kosovë. E kemi kërkuar që të futen krimet e luftës si temë e bisedimeve është keqkuptuar se ne nuk kemi thënë që nuk flasim nëse nuk ndodh kjo pra jemi dakorduar që të hapet diapazoni i temave që do të futen në diskutim”.

“Kemi pranuar të bëjmë Gjykatën Speciale të cilën Serbia nuk e ka.Fatkeqësia pasi Serbia nuk ka pushuar të pengojë Kosovën në çdo aspekt si me Interpoli-n pra Serbia nuk ka krijuar atmosferë të dialogut”.