MTI-ja ka një lajm të keq për ata që nuk i vendosin çmimet në pompat e derivateve

MTI-ja ka një lajm të keq për ata që nuk i vendosin çmimet në pompat e derivateve

Ekonomia janar 18, 2019 - 13:37
Lexoni detajet

MTI-ja ka vazhduar sot me kontrollet në pompat e benzinës dhe naftës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar sot me kontrollet në pompat e benzinës dhe naftës me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të udhëzimit administrativ të lëshuar nga kjo ministri mbi vendosjen e çmimeve të derivateve nëpër hyrjet e këtyre pikave.

Zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se pikat e pompave kanë premtuar se do të vendosin tabelat sa më shpejt, përndryshe ajo k paralajmëruar dënime për ata që nuk e zbatojnë udhëzimin.

Image

“Obligohen të gjitha pikat shitëse që ti vendosin tabelat me qëllim që konsumatori ti sheh, ti ketë më të qarta çmimet. Udhëzimi duhet të respektohet përndryshe do të ketë pasoja”, tha Krasniqi, raporton EO.

Ajo tha se në disa pika ka pasur më pak tabela të vendosura, por ka marrë premtime se shume shpejt do të rregullohen ato.

“Në disa vizita që bëmë ka disa pika që tabelat janë të vendosura më pak mirëpo menaxheri ka premtuar që në vazhdimësi dhe shumë shpejt do të vendosen”, tha ajo.