Berisha takoi përfaqësues të kompanisë ajrore gjermane “Eurowings”

Berisha takoi përfaqësues të kompanisë ajrore gjermane “Eurowings”

Ekonomia shkurt 14, 2019 - 21:35
Lexo detajet!

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), Eset Berisha priti sot në takim Selçuk Zeybekoglu dhe Ivan Orec përfaqësues të kompanisë ajrore gjermane “Eurowings” degë e Lufthansa Group, e cila tash e disa vite operon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Përfaqësuesit e kompanisë ajrore “Eurowings” u interesuan për mundësitë e rritjes së angazhimit të kësaj kompanie në tregun e transportit ajror të Republikës së Kosovës.

"Drejtori Berisha, i falenderoi zyrtarët e kompanisë "Eurowings” për gatishmërinë e tyre për investim dhe theksoi se tregu kosovar i transportit ajror ofron mundësi të mëdha për investim dhe rritje të operimeve ajrore, pasi ka shumë fluturime nëpër qytete të ndryshme evropiane, të cilat për momentin nuk kanë ofrohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ANP”Adem Jashari”, prandaj çdo investim i kompanive ajrore eshte i mirëseardhur dhe i dobishëm për të gjithë pasi kontribon në zhvillimin e transportit ajror të vendit", thuhet në njoftimin e AAC-së.