Lekaj i gatshëm të bashkëpunojë me Autoritetin e Aviacionit Civil

Ekonomia February 14, 2019 - 21:45
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Drejtori i përgjithshëm i AAC-se z. Eset Berisha, mirëpriti sot në ambientet e AAC-së, z. Pal Lekaj, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), të cilin e informoi për përparimet në aviacionin civil, rolin e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet me përgjegjësi publike në aviacionin civil.

Drejtori Berisha, i dorëzoi ministrit Lekaj, një dokument hulumtues të përgatitur nga AAC për efektet e bllokimit të Republikës së Kosovës në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare të aviacionit civil.

Ministri Lekaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me AAC-në dhe zhvillimin e tij si institucion bartës i aviacionit civil.

Drejtori Berisha dhe ministri Lekaj, u pajtuan për bashkërendimin e përpjekjeve me qëllim të marrjes sa më shpejt të përgjegjësive në aviacionin civil.Image