Anulohen dy fluturime të 'Kosova Airlines' dhe 'Eurokoha' me aviokompaninë Eurowings për shkak të grevës në Aeroportin e Prishtinës

Ekonomia February 14, 2019 - 21:23
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

“Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” përmes një komunikate për media kanë njoftuar se për shkak të grevës në Aeroportin e Prishtinës janë anuluar dy fluturime të së premtes.

Kompanitë e fluturimeve “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” njoftojnë pasagjerët se nesër me datë 15.02.2019, fluturimet me “Eurowings” janë anuluar për këto destinacione:

  • EW 5702 Dusseldorf - Prishtinë, EW 5703 Prishtinë – Dusseldorf si dhe
  • EW 5712 Stuttgart - Prishtinë, EW 5713 Prishtinë – Shtuttgart.

"Ju informojmë se shkaqet e anulimeve të fluturimeve janë bërë për arsye të grevës në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë shtesë mund të drejtoheni në web faqen: www.flyksa.com, si dhe në Call Center 24h:

  • +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59