Hotel Emerald sjell kuzhinierin e nominuar për Michelin Star në Prishtinë

Hotel Emerald sjell kuzhinierin e nominuar për Michelin Star në Prishtinë

Ekonomia March 22, 2019 - 10:38
Lexoni detajet!

Hotel Emerald sjell kuzhinierin e nominuar për Michelin Star në Prishtinë

Hoteli më i madh, ekskluziv në Kosovë, Emerald sot ka njoftuar se së shpejti do të sjell në Kosovë njërin nga kuzhinierët më të mirë në rang global, për një degustim të ushqimeve të tij në Prishtinë. Menysë së tij do t’i bashkohet edhe shefi i Top Restaurant në Emerald, Përparim Babalija.

Më saktë, në Hotel Emerald do të vijë kuzhinieri Faruk Neziri, i nominuar për Michelin Star Chef dhe fitues i dy Kapelave Gault & Millau.

Drejtori ekzekutiv i Hotel Emerald, Hatab Prekazi ka dhënë më shumë informacione lidhur me mbrëmjen në të cilën do të jetë prezent Neziri dhe Babalija.

“Pas një serie të mbrëmjeve ekskluzive në restoranin ekskluziv të hotelit tonë, kësaj radhe në Emerald do të ketë ofertë speciale për njerëzit e pasionuar ndaj ushqimit. Më 23 mars, dy kuzhinierë me përvojë shumëvjeçare sjellin menu të begatshme për degustimin tuaj. Faruk Neziri është kuzhinier me përvojë ndërkombëtare, i nominuar për Michelin Star Chef dhe fitues i dy çmimeve Gault & Millau vjen në Emerald për të sjell specialitetet më të shijshme të tij, në tavolinën e klientëve tanë” ka thënë Prekazi.

Së bashku me Nezirin, Përparim Babalija, kuzhinier kryesor në Top Restaurant dhe ndër kuzhinierët më të njohur në vendin tonë, sjell pjatat luksoze të përgatitura me shumë delikatesë dhe shije.

“Oferta është e kufizuar, dhe vjen për 30 euro për person. Ngjarja degustuese do të zhvillohet në mbrëmjen e 23 marsit” ka thënë më tej Prekazi.Image