Bizneset në veri të Mitrovicës veprojnë ilegalisht, Kosova humb miliona euro

Bizneset në veri të Mitrovicës veprojnë ilegalisht, Kosova humb miliona euro

Ekonomia prill 13, 2019 - 19:12
DETAJET

Rreth gjysma e bizneseve që veprojnë në veri të Mitrovicës, nuk janë tatimpagues të rregullt në Administratën Tatimore të Kosovës.

Përfaqësues të bizneseve për rajonin e Mitrovicës, thonë se buxheti i shtetit të Kosovës ka humbur dhjetëra milionë euro ndër vite nga evazioni fiskal në pjesën veriore.

Ndërsa, drejtues të ATK’së nuk kanë të dhëna se sa mund të jenë humbjet financiare në atë pjesë.