Liberalizimi i përkohshëm i tregut dhe derivateve të naftës nuk shkaktoi shok të çmimeve

Ekonomia maj 15, 2019 - 09:39
Lexoni detajet

Nuk ka shok të çmimeve për blerësit nga liberalizimi i përkohshëm i tregut të naftës dhe derivateve të naftës për shkak të vakuumit juridik të shkaktuar me mosnënshkrimin e ndryshimeve të Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov, për ç’arsye nuk mund të sillej me kohë metodologjia e re sipas të cilës Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) duhet t’i arsyetojë çmimet.

Tregtarët e naftës dhe derivateve të naftës nuk e keqpërdorën mundësinë që iu ofrua dhe i ulën çmimet e pakicës të benzinës për një denar për litër, ndërsa e rritën çmimin e dizelit për gjysmë denari dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri për dy denarë për litër.

Prej dje, benzina EUROSUPER BS-95 shitet me çmim prej 71 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 kushton 73, EURODIZEL (D-E V)64, bio-dizeli 65, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 54 denarë për litër.

Tregtarët me naftë dhe derivate të naftës vepruan në mënyrë korrekte që nuk i rritën çmimet e shitjes me pakicë në pompat e benzinës, porositi dje zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Çmimet që kompanitë e naftës i definuan në treg, përkatësisht të pompave të tyre të benzinës janë të njejta apo të ngjashme siç do të ishin edhe sipas metodologjisë që deri vonë zbatohej. Që do të thotë se ata bënë njëq asje korrekte ndaj tregut dhe nuk i rritën çmimet, edhe pse tregu në këtë periudhë është liberal, deri në sjelljen e metodologjisë”, vlerësoi Angjushev.

Sipas tij, është mirë që tregtarët i kanë bërë përllogaritjet sipas metodologjisë së vjetër, edhe pse për momentin ka treg të liberalizuar. Ai megjithatë paralajmëroi se shteti do t’i ndjekë me vigjilencë gjendjet dhe do të parandalojë çfarëdo lloj mundësie për rritje më të madhe të çmimeve të derivateve.

Çmime të ngjashme siç siguruan pardje tregtarët parshikoi edhe kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski i cili theksoi se lëvizjet e çmimit të naftës në tregun botëror në dy javët e fundit dhe kursi i dollarit në raport me denarin tregojnë se duhet të ketë ulje të vogël të çmimit të benzinës dhe rritje të vogël të çmimit të derivateve dizel. Kjo, siç tha, do të ndodhte edhe nëse zbatohej metodologjia e deritanishme për përcaktim të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës.

KRRE nuk ishte në gjendje ta zbatojë metodologjinë e vjetër, sepse më 8 maj të këtij viti skadoi Aneksi “D” nga Marrëveshja për shitblerje të OKTA-s me të cilën ishte përcaktuar metodologjia përmes së cilës në njëzet vitet e fundit Rregullatori e përcaktonte çmimin më të lartë të shitjes me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës në çdo dy javë.

Metodologjia e re është në fazë të fundit të përpunimit dhe vetëm pritet presidenti i ri, Stevo Pendarovski t’i nënshkruajë ndryshimet e Ligjit për energjetikë, pas çka KRRE menjëherë do të mbajë mbledhje përgatitore dhe kryesore në të cilën do ta miratojë këtë akt nënligjor. Bislimovski pret që kjo të ndodhë më së voni deri të hënën pas çka KRRE çdo të hënë do ta përcaktojë çmimin me shumicë të naftës dhe derivateve të naftës. /koha.mkNuk ka shok të çmimeve për blerësit nga liberalizimi i përkohshëm i tregut të naftës dhe derivateve të naftës për shkak të vakuumit juridik të shkaktuar me mosnënshkrimin e ndryshimeve të Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov, për ç’arsye nuk mund të sillej me kohë metodologjia e re sipas të cilës Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) duhet t’i arsyetojë çmimet.

Tregtarët e naftës dhe derivateve të naftës nuk e keqpërdorën mundësinë që iu ofrua dhe i ulën çmimet e pakicës të benzinës për një denar për litër, ndërsa e rritën çmimin e dizelit për gjysmë denari dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri për dy denarë për litër.

Prej dje, benzina EUROSUPER BS-95 shitet me çmim prej 71 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 kushton 73, EURODIZEL (D-E V)64, bio-dizeli 65, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 54 denarë për litër.

Tregtarët me naftë dhe derivate të naftës vepruan në mënyrë korrekte që nuk i rritën çmimet e shitjes me pakicë në pompat e benzinës, porositi dje zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Çmimet që kompanitë e naftës i definuan në treg, përkatësisht të pompave të tyre të benzinës janë të njejta apo të ngjashme siç do të ishin edhe sipas metodologjisë që deri vonë zbatohej. Që do të thotë se ata bënë njëq asje korrekte ndaj tregut dhe nuk i rritën çmimet, edhe pse tregu në këtë periudhë është liberal, deri në sjelljen e metodologjisë”, vlerësoi Angjushev.

Sipas tij, është mirë që tregtarët i kanë bërë përllogaritjet sipas metodologjisë së vjetër, edhe pse për momentin ka treg të liberalizuar. Ai megjithatë paralajmëroi se shteti do t’i ndjekë me vigjilencë gjendjet dhe do të parandalojë çfarëdo lloj mundësie për rritje më të madhe të çmimeve të derivateve.

Çmime të ngjashme siç siguruan pardje tregtarët parshikoi edhe kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski i cili theksoi se lëvizjet e çmimit të naftës në tregun botëror në dy javët e fundit dhe kursi i dollarit në raport me denarin tregojnë se duhet të ketë ulje të vogël të çmimit të benzinës dhe rritje të vogël të çmimit të derivateve dizel. Kjo, siç tha, do të ndodhte edhe nëse zbatohej metodologjia e deritanishme për përcaktim të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës.

KRRE nuk ishte në gjendje ta zbatojë metodologjinë e vjetër, sepse më 8 maj të këtij viti skadoi Aneksi “D” nga Marrëveshja për shitblerje të OKTA-s me të cilën ishte përcaktuar metodologjia përmes së cilës në njëzet vitet e fundit Rregullatori e përcaktonte çmimin më të lartë të shitjes me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës në çdo dy javë.

Metodologjia e re është në fazë të fundit të përpunimit dhe vetëm pritet presidenti i ri, Stevo Pendarovski t’i nënshkruajë ndryshimet e Ligjit për energjetikë, pas çka KRRE menjëherë do të mbajë mbledhje përgatitore dhe kryesore në të cilën do ta miratojë këtë akt nënligjor. Bislimovski pret që kjo të ndodhë më së voni deri të hënën pas çka KRRE çdo të hënë do ta përcaktojë çmimin me shumicë të naftës dhe derivateve të naftës. /koha.mk