Ministria e Drejtësisë bën pagesa të disa faturave në një urdhërpagesë

Ministria e Drejtësisë bën pagesa të disa faturave në një urdhërpagesë

Ekonomia maj 15, 2019 - 12:56
Lexoni detajet

Shkelje të shuma ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). , shkruan Gazeta "Zëri". 

Shkelje të shumta janë evidentuar edhe në pasqyrat financiare të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2018. Sipas raportit të Auditorit, Sistemi i Pagesave (SIMFK) kërkon që në çdo urdhërpagesë të shënohet numri i faturës.

Po ashtu sistemi është i dizajnuar që vetëm një faturë të evidentohet në një urdhërpagesë. Nga 81 pagesa të testuara, ne kemi identifikuar tri raste ku me një urdhërpagesë ishin paguar deri në 12 fatura. Kjo ka ndodhur në kuadër të SHKK-së, me arsyetimin se kanë shumë punë dhe kjo për ta thjeshtuar procesin e pagesave, shkruan më tutje "Zëri". 

“Pagesa e më shumë faturave me një urdhërpagesë nuk është praktikë e mirë dhe për më tepër e rrit rrezikun që fatura të paguhet dy herë, pasi në sistem të thesarit nuk ka mundësi të verifikohet se cilat fatura janë paguar më shumë se një herë. Ministri për të eliminuar mundësinë e pagesës së dyfishtë të faturave duhet të forcojë disiplinën financiare të personave përgjegjës dhe të sigurojë se me një urdhërpagesë të paguhet vetëm një faturë, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë dhe informata të sakta mbi pagesën e faturave”, thuhet në raport. /ZERI