Në Ecolog qëndroi për vizitë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Në Ecolog qëndroi për vizitë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Ekonomia May 16, 2019 - 09:14
Lexo tjera detaje

Kryetari i Bordit Këshilldhënës të Ecolog International, Lazim Destanie priti përvizitë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev gjatë kësaj vizite në Ecolog u informua për së afërmi mbi punën që bëhet në këtë kompani. Këtë vizitë kryeministri e realizoi nën shoqërimin e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi si dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Mysafirët së bashku u njoftuan mbi spektrin e gjerë të aktiviteteve dhe rolin e Ecolog-ut si një ndër punëdhënësit kryesor në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Bordit Këshillëdhënës, Lazim Destani tha se vizitat e këtilla janë të mirëpritura dhe motivuese pasi ato shihen si mbështetje ndaj bizneseve private që operojnë në vend por edhe si mbështetje për investime potenciale të reja. 

Kryeministri Zaev gjatë fjalës së tij e informoi menaxhmentin e kompanisë edhe për masat mbështetëse për investime, si pjesë e Planit për Rritje Ekonomike. 

“Me antarësimin në NATO hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të sektorit privat, kompania juaj është shembull suksesi në botë dhe krenari për vendin tonë” – tha Zaev  

Përndryshe Ecolog International është kompani ndërkombëtare që vepron në 38 shtete anembanë botës, me mbi 12 mijë të punësuar që operojnë në mbi 150 lokacione. 

Ecolog është furnizuesi global i zgjidhjeve të integruara të shërbimeve jetike në përkrahje të organizatave qeveritare, humanitare dhe private në operacionet e tyre kudo e në çdo kohë./ZËRI

Image