Nga 19 qershori ‘Eurowings’-i stacionohet në Kosovë, do hapen vende pune

Nga 19 qershori ‘Eurowings’-i stacionohet në Kosovë, do hapen vende pune

Ekonomia May 17, 2019 - 10:10
Lexoni detajet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka njoftuar se kompania ajrore “Eurowings”, pjesë e një prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e aviacionit “Lufthansa Group”, nga 19 qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë.

Siç shkruan Lekaj në llogarinë e tij në "Facebook", kjo kompani fillon me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve.

‘Krahas kësaj, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, më informoi edhe për zhvillime dhe të arritura të tjera të institucionit që ai drejton.

Në veçanti diskutuam për veprimet e ndërmarra për rritjen e sigurisë, ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore.

Ritheksova edhe njëherë zotimin tim për të siguruar trajtim meritor për personelin e aviacionit brenda administratës së shtetit,’ ka shkuar Lekaj.

Kujtojmë se, zyrtarët e “Eurowings” janë interesuan tash e sa kohë për mundësitë e rritjes së angazhimit të kësaj kompanie në tregun e transportit ajrorë të Republikës së Kosovës.