Nga 1 korriku, roamingu në Ballkan 70% më i lirë

Nga 1 korriku, roamingu në Ballkan 70% më i lirë

Ekonomia May 22, 2019 - 17:15
Detajet

Qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, nga muaji korrik do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin me çmime shumë më të lira.

Shërbimet e roamingut do të ulen për 70%.

Sot në Ohër, Rregullatorët rajonalë dhe më gjerë i darkorduan mënyrat e zbatimit të marrëveshjes, e cila u miratua në nivel politik në fillim të prillit.

“Ajo që ne po insistojmë është t’i shmangim këto procedura të gjata në një periudhë tranzitore, teksa operatorët i zbatojnë ato mekanizma, të përcaktojmë çmimet fikse që do të ulin tarifat nga 70 deri në 80%”, tha Sasho Dimitrioski, drejtor i AKE-s, raporton Alsat-M.

Përndryshe, qëllimi përfundimtar është që në korrik të vitit 2021 shërbimet e roamingut të shfuqizohen plotësisht dhe të paguhet si trafiku vendor, siç është rasti në Evropë. Sa i përket zvogëlimit të çmimeve me Greqinë, ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë – jo këtë verë, por deri në fund të vitit.

Tashmë janë formuar grupet punuese të përfaqësuesve nga Shkupi dhe Athina, ku janë shqyrtuar modele si të ulet çmimi i shërbimeve celulare, por ndërkohë do të priten edhe disa ndryshime në ligjet për komunikimet elektronike në Greqi.