Fshati Miradi e Epërme do të bëhet me QKMF të re, Komuna ndan 67 mijë euro

Fshati Miradi e Epërme do të bëhet me QKMF të re, Komuna ndan 67 mijë euro

Ekonomia May 22, 2019 - 17:55
Detajet

Banorët e fshatit Miradi e Epërme nuk do të kenë më nevojë që shërbimet shëndetësore t’i kryejnë në Fushë Kosovë, pasi shumë shpejtë ata do të kenë QKMF-në e re në këtë fshat.

Premtimin për ndërtimin e kësaj qendre e kishte bërë kryetari aktual i kësaj komune, Burim Berisha gjatë fushatës parazgjedhore, i cili tek tani ka marr vendim për jetësimin e tij.

Komuna e Berishës, së fundmi ka nënshkruar kontratë për fillimin e punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

Kjo komunë ka nënshkruar kontratë me kompaninë Grand Bau & Alping , të cilës do t’i paguaj plotë 67 mijë 603 euro.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Edhe për kundër interesimit të lajmit, Topalli nuk ka bërë të ditur se kur do të nisin punimet për ndërtimin e kësaj qendre.

“Projekti do të kushtojë 67.603.28 euro dhe do të financohet nga Komuna e Fushë Kosovës. Për këtë komuna ka nënshkruar kontratë me kompaninë Grand Bau & Alping (Konzercium)”, ka thënë shkurt Topalli për lajmi.net.

Lajmi.net po ashtu ka siguruar edhe kontratën e kësaj marrëveshje.

Siç thuhet në kontratë, Komuna e Fushë Kosovë do të bëjë financimin e këtij projekti nga mjetet vetanake.

Po ashtu në kontratë thuhet se në ndërtimin e QKMF-së përfshihen të gjitha fazat e punës, si punët ndërtimore, arkitektonike, punët elektrike, punët e ujësjellësi dhe kanalizimit, hidorinstalimet, punët makinerike sipas paramases dhe parallogarisë.

Image
Image