Spanjollët 'pushtojnë' Shqipërinë

Spanjollët 'pushtojnë' Shqipërinë

Ekonomia May 25, 2019 - 17:45
Lexoni detajet

Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, përgjatë muajit prill në Shqipëri kanë hyrë 1.924 shtetas nga Spanja.

Kjo e fundit numëron rritjen më të madhe krahasuar me prillin e vitit 2018, me plot 124.2 %

Gjermania ndjek Spanjën me një rritje të konsiderueshme prej 64.7 % Në prill 2019 numri i shtetasve nga Gjermania që kanë hyrë në Shqipëri është 13.447. Për po të njëjtin muaj në vitin 2018, ky numër ishte 8.167.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka ndjerë një rënie të hyrjeve në Shqipëri me 3.2 %. Përgjatë prillit të këtij viti, Shqipëria ka pasur 34.986 shtetas hyrës nga Mali i Zi, ndërkohë që në prill 2018 numri i hyrjeve nga Mali i Zi në Shqipëri ka qenë 36.152.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, Mali i Zi është i vetmi vend që ka ulur “vizitat” në Shqipëri për muajin prill, krahasuar me prillin e vitit 2018./scan