Kjo është pasuria e kryeshefit të telekomit të Kosovës

Kjo është pasuria e kryeshefit të telekomit të Kosovës

Ekonomia qershor 08, 2019 - 23:18
Lexoni detajet

Të hyrat vjetore të Bedri Istrefit, kryeshefit të ekzekutivit në Telekomin e Kosovës janë gjithsej 5.953 euro. Ai këto të hyra dhe pasurinë e tij e ka paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Shefi i Telekomit, ka veturë Range Rover të cilën e ka blerë në vitin 2018-të me një shumë 17 mijë euro. Atë thotë e ka blerë duke shitur dy vetura të tjera ndërsa gruaja e tij ka stoli ari në vlerë prej 7 mijë eurove të cilat i posedon që nga 2010-ta.

Istrefi ka dy shtëpia që kapin vlerën e 300 mijë eurove. Njëra thotë se është e babait ndërsa tjetrën e ka deklaruar si të përbashkët.

Ai ka borxh në dy banka për ndërtim dhe biznes që kapin vlerën e 54 mijë eurove ndërsa ka në bankë 2 mijë e 700 euro para të gatshme.

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar të enjten pasuritë e zyrtarëve, deputetëve, presidencës e qeverisë, të cilat kapin shifrat marramendëse kurse disa të tjerë befasojnë nga borxhet.