Fermerët e komunave të Kosovës do të marrin derivate 6 cent më lirë nga HIB Petrol

Fermerët e komunave të Kosovës do të marrin derivate 6 cent më lirë nga HIB Petrol

Ekonomia June 12, 2019 - 16:42
Lexo tjera detaje

Udhëheqësi i tregut të derivateve në Kosovë, HIB Petrol sot ka njoftuar se është në vazhdën e nënshkrimit të marrëveshjeve me të gjitha komunat në nivel vendi, ku aktualisht janë arritur marrëveshje me shtatë komuna të Kosovës për shitjen e derivateve me çmim më të lirë për fermerët. Në fakt, me marrëveshjen e re, HIB Petrol do të ofrojë çdo litër të derivateve për 6 cent më lirë sesa çmimi ditor në pikë për fermerët dhe pajisjet e tyre bujqësore, në mënyrë që ta nxisë prodhimin vendor duke i ulur kostot e prodhimit të produkteve kosovare.

Komunat me të cilat aktualisht kemi arritur marrevëshje bashkëpunimi dhe te cilat do të përfitojnë nga çmimet më të lira të derivateve nga HIB Petrol përfshijnë Ferizajin, Gjilanin, Prizrenin, Podujevën, Fushë Kosovën, Mitrovicën dhe Pejën. HIB Petrol është duke vazhduar angazhimin e saj që listës së këtyre komunave t’i bashkëngjiten edhe tjerat, në mënyrë që sa më shumë fermerë të përfitojnë nga marrëveshjet të cilat ua mundësojnë ngasjen e pajisjeve dhe mjeteve bujqësore me çmim të zbritur.

“Ndryshe nga viti i kaluar që ky çmim qe ishte 5 cent më lirë sesa çmimi i tregut të derivateve në pikën furnizuese për bujqit dhe fermerët, këtë vit do të jetë 6 cent më lirë në litër. Për ta konkretizuar këtë bashkëpunim me dobi të jashtëzakonshme për xhepin e fermerëve dhe bujqve, janë nënshkruar marrëveshje të reja të bashkëpunimit mes HIB Petrol dhe Kryetarëve të Komunave të lartërmendura” ka thënë Fisnik Thaçi përfaqësues nga kompania “HIB Petrol”.

Përgjatë vitit, HIB Petrol ka shënuar rritje rekorde në biznes, ndërsa e ka ri-konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse në tregun e Kosovës.

Ky është artikull i sponsorizuar.