Haradinaj mirëpret ardhjen e 'Eurowings' në Kosovë
FOTO: Laura Hasani

Haradinaj mirëpret ardhjen e 'Eurowings' në Kosovë

Ekonomia June 18, 2019 - 15:23
Lexoni detajet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Oliver Wagner, Drejtorin Gjeneral të kompanisë “Eurowings” si dhe presidentin e “Eurokohës”, Remzi Ejupin me ç’rast ka theksuar se ardhja kompanisë “Eurowings” në Kosovë është lajm tejët pozitiv dhe i kontribuon zhvillimin të aviacionit ajror të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kompania gjigante “Eurowings” ka zgjedhur Kosovën si bazën e saj të për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të kryeministrit:

Kosova bëhet nikoqir i bazës së parë në Evropën Juglindore për kompaninë prestigjioze Eruowings, pjesë e Lufthansa Group me qasje në Star Alliance, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare.

I lumtur të kuptoj, përmes Drejtorit Gjeneral të kësaj kompanie, Oliver Wagner që Eurowings e zgjedhë Kosovën si bazën e saj të për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror. Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për për zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane.

Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat.

Lajmi i sotëm, do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eruowings dhe Eruokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit.

Urime Kosovë!”. /ZERI

Image 
Image 
Image 
Image