BE dhe Suedia nisin projekt milionësh në Kosovë

BE dhe Suedia nisin projekt milionësh në Kosovë

Ekonomia qershor 19, 2019 - 08:19
Lexoni detajet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Ambasadën e Suedisë organizon një ngjarje për nisjen e projektit “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë 2019-2020”.

Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin e sistemit statistikor të Kosovës duke mundësuar zhvillimin e informatave të besueshme statistikore dhe duke lehtësuar përmirësimin e vendimmarrjes.

Vlera e projektit është 3.500.000  euro, ku kontributi i BE-së është 2 milionë euro dhe i SIDA-s, 1.53 milionë euro.