Xhensila Myrtezaj imazhi i ri i Prince Caffe Turke

Xhensila Myrtezaj imazhi i ri i Prince Caffe Turke

Ekonomia June 19, 2019 - 14:46
Lexoni detajet

Kompania më e madhe në prodhimin e produkteve vendore, Devolli Corporation, po vjen me një risi të madhe. Produkti më i shitur, Prince KafeTurke, sot lanson reklamën e parë me imazh të Xhensila Myrtezajt.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka lidhur kontratë me brendin e njohur Devolli Corporation, ku përgjatë kësaj periudhe do të vijnë me shumë kampanja të dedikuara kafes turke.

Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar në festivale të muzikës.

Suksesi, muzika dhe imazhi i pastër i saj kanë ndihmuar që Xhensila të bëhet pjesë e Prince Caffe Turke.

Ky është artikull i sponsorizuar.