
Shala: Janë hapur pika shitëse në veri, u pamundësua plani serb
Ministri i Tregtisë në Kosovë, Endrit Shala ka thënë se shteti i Kosovës ka pamundësuar realizimin e planit të Serbisë për të vënë krizë humanitare në komunat veriore.
Në Klan Kosova Shala pohoi se për shkak të presionit serb të gjitha pikat shitëse të komunave me shumicë serbe janë mbyllur porse tashmë kanë arritur të dërgojnë pika mobile shitëse.
”Pas shtytjes dhe tensionit që politika shoviniste serbe e ka pasur me qytetarët tanë të Kosovës ka detyruar tashmë që me dhunë të mbyllen të gjitha pikat shitëse në këto zona. Kjo që t’ju pamundësohet furnizimi me produkte të nevojshme ushqimore banorëve”.
”Kemi organizuar, koordinuar pika mobile shitëse. Kam marrë pjesë në tre komunat veriore, janë dërguar pika mobile me kamionë për të furnizuar me ushqim elementar për të gjithë banorët dhe janë vendosur në të gjitha pjesët e Kosovës ku mund të furnizohen me produktet e tyre të nevojshme”.
”Në të gjitha pikat që kemi nisur atje janë vendosur. Kam marrë pjesë që nga nisja e tyre, përkundër tensionit serb duke mos i lejuar qytetarët që të furnizohen. Me këtë veprim kemi treguar dhe pamundësuar planin që ka pasur Serbia të tentojë të krijojë një krizë humanitare”.
”Kjo do të jetë çdo ditore në koordinim, këto pika mobile janë të vendosura në tërë pjesët e Kosovës që qytetarët tanë të furnizohen me të gjitha produktet që dëshirojnë”.
Pas konfirmimit të tij Shala shkroi edhe në Facebook duke bërë të ditur se kanë nisur kontigjentet me ushqim në veri të Kosoës.
”Po sa i nisëm kontigjentet me ushqim në veri të vendit.
Zhvillimi i biznesit, ofrimi i produkteve ushqimore per secilin qytetar te vendit eshte nevoj eseciale dhe si e tille eshte obligim qytetar i yne si perfaqesues te institucioneve te Kosoves. Bizneset kosovare qendrojne prane qytetareve tane ne veri te vendit, duke iu ofruar produkte eseciale ushqimore ne menyre qe te mos iu mungon asgje.
Ne do te vazhdojme te shtrijme sovranitetin e vendit ne çdo pjese te 108874 km. Asnje qytetari te Republikes se Kosoves nuk do te i mungoj asnje produkt, tregu yne eshte i hapur dhe ofron te gjitha produktet e nevojshme per nje jete te dinjitetshme”.