Limaj: Qeveria e ka prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë

Limaj: Qeveria e ka prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë

Ekonomia July 17, 2019 - 19:26
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pohuar se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e ka vendosur si prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë, pasi siç tha ai fuqizimi i prodhuesve vendorë nënkupton rritje të buxhetit të vendit dhe vende të reja pune.

Postimi i Ljamt në Facebook:

Fabrika “Ylli” në Malishevë, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe plastika, është një tjetër tregim suksesi e prodhuesve vendorë.

Në këtë fabrikë punojnë më shumë se 50 punëtorë dhe pjesa më e madhe e prodhimit destinacion ka tregun evropian, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër.

Nga pronari i kësaj fabrike, Xhevat Hoti, u njoftuam me disa sfida që përballet, veçanërisht me furnizim me energji elektrike, shqetësim të cilin do ta adresojmë bashkërisht. Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e ka vendosur si prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë, dhe fuqizimu i prodhuesve veneorë nënkupton rritje të buxhetit të vendit dhe vende të reja pune