Shëngjini me mungesë të hapësirave publike për turistët

Shëngjini me mungesë të hapësirave publike për turistët

Ekonomia July 20, 2019 - 17:22
Lexoni detajet

Në plazhin e Shëngjinit mungojnë hapësirat publike për pushuesit. Shqetësimi është ngritur gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku dhe përfaqësuesja e e Agjencisë së Bregdetit Malvina Murati u shprehen se nuk mund të quhen plazhe publike zonat e braktisura siç është pjesa fundore e Kunës.

Ndërsa, administratori i Shëngjinit Gjok Deda tha se në Shëngjin janë 3 plazhe publike në zona të frekuentuara dhe me standarde, percjell oranews

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se 20% e plazheve duhet të jenë publike , ndërsa 80% t’ju jepet për shfrytëzim privateve.