Begolli tregon pse ka dhënë dorëheqja nga Telekomi

Begolli tregon pse ka dhënë dorëheqja nga Telekomi

Ekonomia September 09, 2019 - 23:08
Detajet

Gent Begolli, ish-drejtor i Telekomit të Kosovës dhe njëherëshit kandidatë për deputetë nga koalicioni NISMA-AKR-PD, ka folur rreth dorëheqjes së tij nga Telekomi.

Në emisionin Zona Zgjedhore në Klan Kosova, Begolli është shprehur se ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak se nuk ka dashur të jetë drejtor “kukull”.

“Ka qenë një gjendje tmerruese në Telekom. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja pse kam dhënë dorëheqje, sepse nuk kam dashur të jem një ‘drejtor kukull’ që s’kam mundur ta ndryshoje gjendjen. Sepse gjendja ndryshon me një gjithëpërfshirje të akterëve të ndryshëm”, ka thënë Begolli.

Begolli ndër tjera ka folur edhe për zhvillimin ekonomik nëse partia e tij do të vije në pushtet.

“AKR-ja ka një logjikë të një ekonomie të lire. Jo shumë intervenuese, por ku shteti i krijon kushtet në këtë rast infrastrukturën ligjore dhe publike, ku përveç qasjes në investime të huaja dhe vendore të kemi edhe një infrastrukture publikë që të mos kemi pengesa”, ka thënë Begolli.