Dogana: Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me shtatë për-qind

Dogana: Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me shtatë për-qind

Ekonomia shtator 17, 2019 - 12:27
Detajet

Dogana e Kosovës, respektivisht drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin.

Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve me theks të veçantë progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me shtatë për-qind më shumë derisa Shqipëria me rreth 20 për-qind”.

“Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdojë kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm”.