AKP shqyrton ankesat për 20 përqindëshin e dy ndërmarrjeve shoqërore

AKP shqyrton ankesat për 20 përqindëshin e dy ndërmarrjeve shoqërore

Ekonomia September 19, 2019 - 18:48
Lexon detajet

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot mbledhjen e rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për ndërmarrjet shoqërore Qendra Llogaritare Elektronike “Gani Qavdervasha” në Prishtinë dhe OLT “Osjek” Rahovec.

Në këtë takim Bordi diskutoi edhe një sërë veprimesh që ndërlidhen me mandatin e AKP-së, procedurat dhe veprimet e tjera lidhur me çështjet e privatizimit dhe likuidimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.