Kryeshefi i Telekomit të Kosovës ka një njoftim për të gjithë ata që kanë numra Z-Mobile

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës ka një njoftim për të gjithë ata që kanë numra Z-Mobile

Ekonomia November 01, 2019 - 16:19
Detajet

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë një njoftim lidhur me numrat e Z-Mobile.

Ai ka thënë se nga data 28.11.2019 të gjithë konsumatorët e Z-Mobile do të jenë konsumatorë të VALA-së pasi që këtë ditë përfundon faza tranzitore e rikthimit të numrave të MVNO-s.

Njoftimi i plotë i Istrefit

“Faza tranzitore e rikthimit të numrave të MVNO-s e cila zgjatë 120 ditë, do të përfundojë me datën 28.11.2019 në ora 00:00.

Të gjithë konsumatorët e Z-Mobile, të cilët prej kësaj date do të jenë konsumatorë të VALA-s, nuk do të kenë asnjë nevojë për ndryshimin e SIM kartelave, sepse të njëjtat do të funksionojnë sikur para kësaj date, veçse ofertat dhe produktet që do të përdorin do të mund t’i blejnë në të gjitha pikat tona të shitjes.

Unë, si kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, i kam siguruar qysh në fillimin e fazës tranzitore dhe i siguroj prapë të gjithë konsumatorët se në asnjë moment nuk do të mbesin pa shërbime.

Rikthimi i mbi 200.000 numrave të operatorit virtual do të përcillet me oferta të veçanta.

Telekomi i Kosovës falënderon të gjithë konsumatorët që besojnë në VALA dhe i fton të qëndrojnë besnik ndaj shërbimeve tona”.