BIT Academy hap dyert për të gjithë - pa pagesë!

BIT Academy hap dyert për të gjithë - pa pagesë!

Ekonomia November 11, 2019 - 12:38
detajet

BIT Academy është qendër trajnuese me fokus në fushën e Teknologjisë Informative, e cila në treg është tani e 7 vite, ku gjatë rrugëtimit të tyre kanë pasur mundësinë të trajnojnë një numër të madh të pjesëmarrësve.

Tani së fundmi BIT Academy ka filluar edhe me konceptin BIT Hub e cila është hapësirë të cilën të gjithë mund t’a shfrytëzojnë pa pagesë për të mësuar apo punuar, e ku mund të përdorin edhe të gjitha paisjet të cilat përdoren edhe në trajnime dhe për këtë qëllim janë vënë dy klasë me kapacitet deri në 40 persona.

Image

Qëllimi i BIT Hub është që të ju ofrojë hapësirë të gjithëve që nuk kanë ndonjë vend ku të mësojnë vet, apo të punojnë për vete në fushën e Teknologjisë Informative.

Për BIT Academy

Qysh nga fillimi BIT Academy ofron trajnime të cilat janë më të kërkuarat në tregun e teknologjisë duke filluar nga Cisco CCNA R&S, Web Development, IT Essentials Hardware dhe Software, WordPress, Office Excel, Python, Java, PHP Laravel, Javascript e edhe shumë trajnime të tjera.

Trajnimet e fushës së teknologjisë janë shumë të kërkuara në ditët e sotme duke qenë që është një nga sektorët më të nevojshëm të së ardhmes, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Po ashtu duke qenë si njëri nga sektorët me pagesat më të larta në vendet e punës, 44% më shumë të paguar, ka bërë që shumë të rinjë të jenë të interesuar për këto trajnime.

Image

Duke qenë gjithmonë në hap me teknologji BIT Academy ka arritur që të krijoj trajnimet në atë mënyrë që të jenë të përshtatshme me trendet për kohën në të cilën ofrohen trajnimet.

Përveç trajnimeve BIT Academy ka edhe trajnuesit ndër më të mirët e fushës, të cilët janë me përvojë shumë vjeçare në lëminë që e ligjërojnë, gjë që vlerësohet edhe nga pjesëmarrësit pasi që kjo ndihmon shumë në të kuptuarit e teknologjisë me shembuj të punës praktike.

Çka vlenë të theksohet është se hapësira e BIT Academy është e rregulluar me të gjitha kushtet e nevojshme që i duhen një qendre trajnimi të avansuar.

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.