UNDP shënon edhe në Kosovë Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave

UNDP shënon edhe në Kosovë Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave

Ekonomia November 14, 2019 - 16:08
Detajet

Dita Ndërkombëtare e Sipërmarrësisë së Grave do të shënohet me disa aktivitete edhe në Kosovë.

Për nderë të kësaj dite, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit INTERDEV 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave, të premten, më 15 nëntor, në Qendrën Kulturore në Viti, duke filluar nga ora 11: 00.

13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane nga Vitia dhe Dragashi do të prezantojnë bizneset e tyre në këtë ngjarje duke shfaqur produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.

Në këtë panair do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti, përfaqësues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, UNDP-së dhe zyrtarë komunal.

Ngjarja është e organizuar në bashkëpunim me komunat e Vitisë dhe Dragashit. Projekti INTERDEV financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.