Mehmeti: Sistemi bankar në Kosovë është më i sigurti në rajon

Mehmeti: Sistemi bankar në Kosovë është më i sigurti në rajon

Ekonomia November 18, 2019 - 09:51
Lexoni detajet!

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sistemi bankar kosovar është më i sigurti në rajon.

Banka Qendrore e Kosovës, si institucion promotor i zhvillimit të Kosovës këtë vit shënon 20-vjetorin e themelimit.

Fehmi Mehmeti guvernator thotë së falë këtij institucioni, sektori financiar në Kosovë, është shumë stabil.

“Nëse i shohim të gjitha trendet e buxhetit, mund të themi se Kosova ka stabilitet makro-fiskal dhe është ruajtur deficiti buxhetor, është përmirësuar në masë të theksuar bilanci i pagesave. Ka trende pozitive në të gjitha fushat”, tha Mehmeti në RTK .

Sipas tij janë bërë zhvillime pozitive në kuadër të lehtësimit të qasjes në financa, është ulur norma e interesit në kredi. Kjo ka bërë që të lehtësohet qasja në financa. Sektori bankar përveç rolit të tij ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike.

Rritja ekonomike për vitin 2018 në Kosovë, pohon Mehmeti, ka qenë 4 për qind.

“Rritja e depozitave tregon që sektori bankar, pra bankat komerciale në Kosovë janë mirë të kapitalizuara” thotë ai.

“Sistemi Bankar në Kosovë është shumë stabile edhe fal angazhimit të stafit profesional që kemi. Mund të them se sa i përket sistemit bankar Kosova është më e mira në rajon e madje më mirë edhe se disa vende të BE-së”, thotë Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti, foli edhe par rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve që është bërë këto ditë.

Tarifat e sigurimeve, sipas tij janë më të ulëta në rajon dhe kërkesa par rritjen e çmimit të sigurimeve ka qenë që të jetë 36 par qind, por kjo rritje nuk është miratuar.

Kjo rritje, sipas tij, bëhet për sigurinë e qytetarëve në mënyrë që të garantohet një pagesë të plotë e dëmeve.