Më shumë se 22 mijë euro për dreka e darka nga Ministria e Financave

Më shumë se 22 mijë euro për dreka e darka nga Ministria e Financave

Ekonomia November 23, 2019 - 17:51
Detajet

Për më pak se dy vjet, Ministria e Financave ka shpenzuar afër 200 mijë euro për paga, reprezentacion, udhëtimet jashtë vendit, shfrytëzimin e automjeteve zyrtare dhe furnizimin e tyre me karburante, si dhe për shërbimet e telefonisë mobile nga ministri dhe zëvendësministrat, shkruan sot gazeta Zëri.

Duke u mbështetur në LIGJI NR. 06/L-081 për qasje në dokumente publike, Redaksia e gazetës “Zëri” ka kërkuar nga Ministria e Financave të Republikës së Kosovës që t`i sigurojë dokumentet që kanë të bëjnë me shpenzimet e ministrit Bedri Hamza dhe kabinetit të tij, për udhëtime dhe mëditje si dhe për shpenzimet e tjera nga ky dikaster qeveritar.

Kategoria tjetër ku kabineti i ministrit të Financave, nuk e kursyen buxhetin e shtetit ishte kategoria e reprezentacionit që përfshinë dreka, darka, pije dhe dhurata në takime zyrtare. Për këtë kategori Hamza dhe kabineti i tij kanë shpenzuar më shumë se 22 mijë euro.

Ish-ministri Bedri Hamza shpenzoi hiç më pak se 6 mijë e 976 euro për dreka, darka, pije e dhurata përgjatë dy viteve sa ishte në krye të kësaj ministrie.

Edhe ish zëvendësministri Mustafa Granica nuk e la keq me shpenzime për këtë kategori. Gjatë kësaj periudhe Granica harxhoi 3 mijë e 630 euro.

Ndërsa Bojan Stojanoviq, për shërbimet e reprezentacionit shpenzoi 3 mijë e 181 euro.

Në ndërkohë zëvendësministri i financave Fatmir Gashi, për dreka e darka harxhoi 3 mijë e 641 euro. Më pak shpenzime për këtë kategori pati Hyzer Gashi. Ai shpenzoi vetëm 1 mijë e 607 euro.//ZERI