Mblidhen qindra biznese nga diaspora, synohet bashkëpunimi me bizneset në vend

Mblidhen qindra biznese nga diaspora, synohet bashkëpunimi me bizneset në vend

Ekonomia November 25, 2019 - 11:32
Lexoni detajet!

Në Prishtinë u mbajt dita e parë e Konventës se Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në rritjen ekonomike të Kosovës. Ngjarja dy-ditore mbledhë qindra biznese të Diasporës, të huaja dhe të Kosovës.

Drejtori i Zyrës së USAID-it për Zhvillim Ekonomik, Joshua Mike, deklaroi se përpjekja e kompanive kosovare për investim është hap pozitiv që dërgon drejt rritjes ekonomike.

Mike shpreson që kjo konventë të rezultojë me bashkëpunim më të madh të bizneseve kosovare dhe të huaja.

“Shpreh përgëzimet e mija për përpjekjet e juaja për të bërë një të ardhme më të ndritshme. Është një hap pozitiv dhe përpjeke tona të përbashkëta do të ndihmojnë në rritjen ekonomike. Kjo tregon se jeni të gatshëm të ndihmoni ekonominë e Kosovës. Ata që e kam vënë re në teren është një optimizëm i shëndetshëm”.

“Jam i impresionuar me kualitetin, përpunimin, biznesin e gjelbër dhe çdo herë jeni duke e përmirësuar, të gjitha këta janë qelës për zhvillimin e vendit. Të punosh me bizneset e Kosovës ju mund t’i ndihmoni të kenë qasje të reja. 540 takime biznes me biznes 130 biznese kanë rezultuar me kontrata. Shpresoj që kjo konventë të jetë edhe me e suksesshme”, u shpreh ai.

Udhëheqës i Degëve të RrBDSH-së, Yll Blakaj, potencoi se për të pasur sukses duhet punë dhe përkushtim, përveç kësaj sipas tij, e rëndësishme është besimi për bashkëpunim, raporton EO.

“Prodhuesit tanë e gjejnë tregun më lehtë në bazë të këtyre evenimenteve. Kemi kërkesë për kryetarët e komunave të jenë konkrete me projektet e tyre për diasporën. Për të ardhur deri të suksesi na duhet punë dhe përkushtim si dhe besim”, theksoi Blakaj.

Lazim Destani, Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve të diasporës Shqiptare, kërkoj nga bizneset kosovare e të diasporës të afrohen ndërmjet veti sepse siç tha ai në këtë mënyrë do të jeni më të fuqishëm.

“Kosova ka shumë nevojë për punësime të reja. Dëshiroj të kemi biseda këto dy ditë, mos pritoni kompanitë vendore që të komunikonit të afroheni njëri me tjetrin sepse kështu jemi më të fortë. Kompanitë që kanë ardhur nga diaspora se vet me koston dhe iniciativën do të thotë që e duan Kosovën”, u shpreh Destani.

Nënkryetari i Rrjetit të Diasporës nga Gjermania, Bekim Borovci, tha se bizneset duhet t’i hapin dyert njëri-tjetrit për të pasur sukses të përbashkët.

“Unioni i Bizneseve shqiptare, zbuluam resurse afariste për bizneset në Kosovë. Uroj që gjithë pjesëmarrësit në këtë konventë të biznesit t’i hapin dyert njëri-tjetrit, por edhe dritaret që dërgojnë drejt qiellit për sukses të përbashkët”, tha ai.

Shqipe Krasniqi, Drejtoreshë e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, theksoi se ministria ka për qëllim fuqizimin, lehtësimin dhe angazhimin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në kuadër të politikave për investime të diasporës ka ndërmarrë hapa strategjikë, projektligji për diasporën, Koncept dokumenti për lehtësira në investime në Kosovë. Kemi paraparë bashkëpunimin me bizneset në Kosovë. Fuqizimin, lehtësimin dhe angazhimin e diasporës në socio ekonomik”, ka thënë Krasniqi.

Konferencat e mëhershme kanë numëruar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të Diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara, dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë 1.1 milion euro.