BPB zgjidhet banka më e mirë për vitin 2019, çmimin ua dedikon klientëve

BPB zgjidhet banka më e mirë për vitin 2019, çmimin ua dedikon klientëve

Ekonomia December 05, 2019 - 11:02
Detajet

Banka “BPB” është zgjedhur banka më e mirë e vitit 2019 në Kosovë, duke marrë kështu çmimin prestigjioz “The Banker” të Financial Times raporton “Zeri.info”.|

Lidhur me këtë Gazmend Rrustemi, zëvendës-kryeshef ekzekutiv i BPB-së, në një intervistë për “Zërin” ka theksuar parametrat mbi të cilat ndahet ky çmim. Sipas tij, orientimi strategjik i bankës, performanca e bankës në vitin që po e lëmë pas si dhe shërbimet efikase për klientët, kanë bërë që banka që ai udhëheq të marr këtë çmim prestigjioz. “Çmimi “The banker” jepet nga magazina “The banker” e Finacial Times dhe i ndahet çdo vit bankave më të mira përkatëse si shenjë e njohjes së të arriturave të tyre në tregun e punës. Çmimet në bazë të disa parametrave siç janë: Orientimi strategjik i bankës, performanca e bankës në vitin përkatës së në raport me tregun ashtu edhe me vitet paraprake, investimet në teknologji, si dhe ofrimi i shërbimeve të reja me qëllim të arritjes të shërbimeve sa më të mira për klientët tanë”, janë arsyet të cilat sipas Rrustemit kanë bërë që BPB ta marrë këtë çmim për të dytën herë.

Këtë çmim siç ka thënë ai BPB ia dedikon klientëve besnik dhe stafit tejet të angazhuar të bankës. “Është hera e dytë që e marrim këtë çmim dhe është një e arritur e jashtëzakonshme që na bënë të ndihemi jashtëzakonisht mirë dhe krenar për këtë arritje. Është një arritje që ja dedikojmë gjithë klientëve tanë të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë qëndruar besnik ndaj shërbimeve tona, dhe po ashtu ua dedikojmë gjithë stafit tonë të cilët me një angazhim të madh ofrojnë shërbime të mirëfillta për klientët tanë”, është shprehur tutje ai.

Për më shumë detaje lidhur me BPB-në ndiqeni intervistën në vazhdim:

Ky është artikull i sponsorizuar.