Çfarë do të ndodhë me personat që i kanë borxh Monegos dhe Iute Credit?

Çfarë do të ndodhë me personat që i kanë borxh Monegos dhe Iute Credit?

Ekonomia December 06, 2019 - 13:00
Detajet

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK() sot ka marrë vendim të që revokojë regjistrimin de të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit dhe institucionit jo bankar Monego, raporton “Zëri.info”.

“Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës në pajtim me ligjin ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare Iute Credit Kosova shoqëri aksionare dhe për institucionin jo bankar Monego”, bërë të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai tutje bëri të ditur që tanimë tek këto institucione vetëm se është dërguar likuidatori i cili do të adminisrojë këtë proces.

“Janë revokuar licencat dhe është emëruar likuidatori që sot veçse ka shkuar në zyre e këtyre institucioneve që do të bëj procesin e likuidimit, gjegjësisishtë vendimarrësitë e këtyre institucioneve do ti kthejnë kreditë tek likuidatori, i cili do të jetë personi përgjegjës për të administruar procesin e likuidimit të institucioneve në fjalë”, ka bërë të ditur Mehmeti.

Pra, të gjithë personat do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e Bankës Qëndrore të Kosovës./ZËRI