UNDP nderon Ardianë Thaçi Mehmeti për storjen më të mirë kundër korrupsionit 2019

UNDP nderon Ardianë Thaçi Mehmeti për storjen më të mirë kundër korrupsionit 2019

Ekonomia December 10, 2019 - 15:29
Detajet

Zyra e UNDP-së në Kosovë, përmes projektit për mbështetje të përpjekjeve kundër korrupsion në Kosovë, (SAEK II), mbrëmë ndau çmimin për storjen më të mirë kundër-korrupsion gazetares Ardiana Thaçi Mehmeti.

Storja fituese kishte trajtuar rastet e nepotizmit në ndërmarrjet publike e sidomos në Telekomin e Kosovës, përgjatë disa muajve gazetari hulumtuese. Si rezultat i këtij raportimi, ishte themeluar edhe Komisioni Parlamentar për hetime të mëtejme si dhe ishin iniciuar procedura ligjore. Bashkë me Znj. Thaçi Mehmeti, dy finalistët tjerë ishin Besnik Krasniqi me storjen për komasacionin e tokave dhe kontratat e dyshimta të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe storja për kontrabandën në veri, me autorë Berat Mustafa, Kreshnik Gashi dhe Valdet Salihu.

Image

UNDP-ja tashmë 15 vjet organizon çmimin për storjen më të mirë kundër korrupsionit, në mbështetje të punës së gazetarëve të guximshëm, pa të cilët publiku nuk do të ishte informuar rreth aferave të mundshme korruptive.

Image

UNDP-ja mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, sidomos në funksion të realizimit të Qëllimeve të Qëdrueshme të Kombeve të Bashkuara.

Image

Image

 

Ky është artikull i sponsorizuar.