56.9% e bizneseve besojnë që ka korrupsion
Foto: Laura Hasani

56.9% e bizneseve besojnë që ka korrupsion

Ekonomia December 12, 2019 - 09:55
Detajet

Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), gjatë kësaj tryeze ka prezantuar një hulumtim që ka të bëj me korrupsionin në biznese, raporton “Zëri.info”.

Bazuar në rezultatet e hulumtimit të KDI-së, 56.9% e bizneseve besojnë që ka korrupsion.

“56.9% e bizneseve besojnë që ka korrupsion. Prej tyre 43.7 thonë që ka korrupsion në prokurimin publik të udhëhequr nga nivelet qendrore, 35% e tyre në nivelin lokal”, ka thënë ajo.

Aktivitetet ku me së shumti ballafaqohen bizneset me korrupsion është marrja pjesë në aktivitetet tenderuese, raporton tutje “Zëri.info”

“Aktivitetet ku më se shumti ballafaqohen bizneset me korrupsion janë marrja pjesë ne aktivitetet tenderuese, procesimi i dokumenteve qeveritare, marrja e lejeve dhe licencave për ushtrimin e biznesit”, ka thënë tutje ai.

Tek bizneset qe nuk posedojnë kualitet të mirëfilltë të punës sipas hulumtimit janë më ta pranishme aferat korruptive.

“Bizneset më të pritura për pjesëmarrje në afera korruptive janë ato të cilat nuk posedojnë kualitet të mirëfilltë të punës”, ka thënë ndër të tjera hulumtuesja e KDI-së.

Sipas saj korrupsioni në biznes ndikon në këto forma.

“Bizneset nuk mund të bëhen konkurrent në tregun publik; nuk mund të konkurrojnë apo janë të atakuam direkt nga tregu në hije; bizeneset nuk mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kohë; bizneset penalizohen nga gjërat e vogla nga inspektorët e punës; bizneset e kanë të vështirë të stimulojnë rritje pagash; ndikon në uljen e inovacionit; nuk mund të joshin parterët ndërkombëtar për bashkë-invetine”, ka prezantuar tutje ajo./Zëri