Shpenzohen 630 milionë euro për prokurim publik
Foto: Laura Hasani

Shpenzohen 630 milionë euro për prokurim publik

Ekonomia dhjetor 12, 2019 - 10:50
Detajet

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, KDI, D+ dhe INPO kanë organizuar tryezën me temën “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”.

Agon Hysaj nga Demokracia Plus gjatë kësaj tryeze ka prezantuar hulumtimin nga kjo organizatë me temën “Kush vendos për milionat e prokurimit publik, raporton “Zëri.info”.

Sipas hulumtimit hiç më pak se 630 milionë euro janë shpenzuar gjatë vitit 2018 vetëm për prokurorimin publik.

“Në vitin 2018 rreth 630 milionë euro të shpenzuara përmes prokurimit publik, janë qindra vendime për çështje të njëjta ku OSHP-ja vendos ndryshe”, ka prezantuar ai.

Sipas Hysajt çështja në shqyrtim fillimisht merret nga ekspertët ku edhe mund të fillojë korrupsioni potencial.

“Ekspertët shqyrtues janë të parët që e marrin çështjen në shqyrtim. korrupsioni potencial fillon nga eksperti shqyrtues. Kur ka një ankesë, eksperti e din kush është ankuesi prej fillimit”, ka prezantuar tutje ai./Zeri