Arianit Koci: Vendimi i BQK-së për “Monego”-n është i paqëndrueshëm

Arianit Koci: Vendimi i BQK-së për “Monego”-n është i paqëndrueshëm

Ekonomia December 12, 2019 - 13:40
Detajet

Aksionari i “Monego” Aldis Umblejs së bashku me përfaqësuesin e institucionit jo bankar Arianit Koci, dje vendosën që të mbajnë një konferencë për shtyp lidhur me vendimin e BQK-së për revokimin e licencës.

Avokati Arianit Koci mendon që vendimi për revokimin e licencës të institucionit monego është skandaloz, i paqëndrueshëm dhe dëshpërues për një investitorë të huaj. Ai thekson se koha kur ka filluar të operojë monego në Kosovë, ka rezultuar suksesshëm dhe se ky biznes u zgjerua më shumë nga pritshmërit e tyre, raporton zeri.info

“Ne do të kërkojmë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit për revokim të licencës në mënyrë që mos të vazhdojë të rritet dëmi. Zgjidhja më e mirë do të ishte vendosja e përkohshme, që ti lejonte investitorit të huaj të drejtojë biznesin e tij derisa gjykata të vendosë nëse vendimi i BQK-së ishte i ligjshëm” tha Koci.

Ndërsa investitori i Monego-s Aldis Umblejs u shpreh që planet e tyre janë afatgjate dhe operacionale në Kosovë, duke besuar se modeli i biznesit të kompanisë është në përputhje me ligjet ekzistuese dhe se janë të gatshëm të gjejnë dialog me autoritetet mbikëqyrëse për të rifituar licencën.

" Aksionarët e monegos janë të gatshëm të rregullojnë modelin aktual të biznesit dhe të punojnë ngushtë me Bankën Qëndrore edhe pse ne besojmë që modeli i biznesit të kompanisë është në përputhje më ligjet, prandaj vendimi i BQK-së ishte një befasi për ne” tha Umblejs.

Sipas aksionarit të gjithë ndjenjë përgjegjësi ndaj 250 punonjësve dhe klientëve që të gjejnë mënyrën e rikthimit të licencës së monegos dhe pikërisht për këtë aksionarët ndihen të obliguar që të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore.

“ Vendimi i likuiduesit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës, andaj në kërkojmë që të ketë transparencë të plot në aktivitetet e tij, ndërsa nga Banka Qëndrore kërkojmë që të konfirmojë të gjitha fondet e monegos, që t’i rikthehen duke filluar me gjërat bazike-hapjen e degëve në mënyrë që njerëzit të mund të paguajnë kredit e tyre” deklaroi Aldis Umblejs.

Në fund të këtij takimi Avokati Koci tha, që në qoftëse nuk vazhdon ecuria sipas parashikimeve të tyre, ekziston edhe opsion i arbitrazhit dhe se bindjet e tij janë që ky rast është i fituar përcjell gazeta zëri.