A do të dalin pagat me rritje pas pezullimit të Ligjit për Paga?

A do të dalin pagat me rritje pas pezullimit të Ligjit për Paga?

Ekonomia December 12, 2019 - 14:30
Detajet

Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi ka konfirmuar sot se ka pezulluar Ligjin për Pagan në Sektorin Publik deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, raporton “Zëri.info”.

Lexo edhe: Lajmi i fundit: Pezullohet Ligji për Paga në Sektorin Publik

 Pas këtij vendimi të Kushtetueses pritet që pagat të mos dalin me rritje siç është paraparë të ndodh me hyrjen në fuqi të këtij Ligji më 1 dhjetor.

Ministria e Financave pati bërë të ditur për “Zërin”, që pagat me rritje do të dalin me rritje deri në një vendim të Kushtetueses. Pasi që kjo Gjykatë mori vendim për pezullimin e ligjit edhe pagat pritet që të mos dalin me rritje deri në një vendim të ri pas muajit mars të 2020. /ZËRI