Infektuar: 11130
Shëruar: 6817
Vdekur: 381
Bie vlera e funtës, Banka e Anglisë rishikon ulej e taksave

Bie vlera e funtës, Banka e Anglisë rishikon ulej e taksave

Ekonomia January 14, 2020 - 15:19

Viti i ri ekonomik hapet për Britaninë e Madhe me shpresën e një ulje të normës së interesit.

Në muajin nëntor 2019, Produkti i Brendshëm Bruto ra më 0.3 për qind bëri që Banka e Anglisë të jetë e gatshme për të propozuar një ndërhyrje në normat e interesit, të cilat sot janë 0.75 për qind dhe duhet të ulen përsëri.

Nga një këndvështrim i caktuar, rënia është e shëndetshme, e cila do të thotë që funta është rikthyer të jetë më e ndjeshëm ndaj politikës monetare sesa ndaj rrezikut politik, çfarë pikërisht ka ndodhur në tre vitet e fundit pas referendumit për BREXIT-in.

Data kryesore është 30 janari, dita e mbledhjes së Bankës së Anglisë. Por për të kuptuar se çfarë do të bëjë ose jo kjo bankë, data e kuqe e kalendarit do të jetë një javë më herët, ku do të publikohen të dhënat e Indeksit PMI.