Ministri në detyrë i Financave tregon nëse do të mbesin pa paga qytetarët nga muaji mars! (VIDEO)

Ministri në detyrë i Financave tregon nëse do të mbesin pa paga qytetarët nga muaji mars! (VIDEO)

Ekonomia January 28, 2020 - 18:48

Ministri i ri në detyrë i Financave Lulzim Rafuna, është shprehur optimist se qytetarët e vendit nuk do të mbesin pa paga as në muajin mars, ndonëse nga ai muaj nuk kanë të drejt ligjore të kryjnë asnjë pagesë.

Rafuna, në një intervistë për “Gazeta Blic” ka thënë se me një vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës mund të realizojnë pagesa nga buxheti i shtetit deri në prill edhe në rast se nuk aprovohet buxheti i vitit 2020.

“Nuk ka krizë buxhetore, në muajin janar kemi realizuar të gjitha pagesat por edhe në fund të këtij muajit do t’i kryjmë me rregull. Jemi duke përgatitur t’i kryejmë pagesat edhe për muajin shkurt, po sfid do ta na paraqitet vetem në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e merr një vendim që të na lejojë implementimin e buxhetit të vitit 2019 edhe gjatë muajit mars, dhe atëherë ne duhet që në konsultim me Kuvendin e Kosovës të merret edhe ky vendim, por deri në atë përiudh unë jam shumë optimist se do të kalohet edhe buxheti i vitit 2020 dhe nuk do të ketë probleme, në qoftë se mundem me cek, vonesa e buxhetit do të na reflektohet në fundvit, por jo në pagesa por në projekte kapitale”, ka thënë Rafuna.

Ai theksoi se vendi nuk do të ballafaqohet me krizë buxhetore, duke përmendur rritjen e të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat, në 13 dhe 12 për qind më shumë se në vitin 2018.

“Administrata Tatimore është 13 për qind më shumë se viti i kalum ndërsa Administrata Doganore është 12 për  qind më shumë se sa viti i kalum, sot kur po e japim këtë intervistë me ju, çka tregon se të hyrat janë duke përformuar mirë. Por janë kufizimet ligjore që nuk na lejojnë të dalim jashtë tyre”, tha ministri në detyrë.

Tutje Rafuna, në këtë intervistë  ka përsëritur se vendi nuk do të hy në kolaps financiar pasi që sipas tij ka mjete të mjaftueshme monetare.

“Sa i përket mjeteve monetare, si shumë ka më së mjaftushëm, sot bilancin banker e kemi 526 milionë dhe të hyrat janë duke përfunduar shumë mirë”, ka deklaruar ai.