Istrefi: Po ulim shpenzimet dhe zgjerojm rrjetin

Istrefi: Po ulim shpenzimet dhe zgjerojm rrjetin

Ekonomia February 22, 2020 - 11:55

Ashtu siç ishte paraparë, ekipet tona të Departamentit Teknik me punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm ia kanë dalë me sukses të demontojnë një antenë në Krivenik të Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera në Kaçanik dhe Ferizaj.

Në ditët në vijim do të vazhdojmë procesin e filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.

Gëzon fakti se punëtorët tanë, në çdo ditë të javës, përkundër të gjitha sfidave, kanë motivimin dhe përkushtimin për punë e kanë në nivelin më të lartë, për çka edhe u jemi falënderues.

Planifkimi i punëve që do të kryhen në ditët në vazhdim, ka të bëj specifikisht me zhvendosjen e BTS-ave, sipas ngarkesave dhe volumit të trafikut, me synim që t’i plotësojmë në vazhdimësi kërkesat e konsumatorëve për kyçje të reja dhe komunikim cilësor.

Kjo dinamikë e punëve në terren, është duke dhënë efektet e duhura, edhe për faktin se përveç rritjes së kualitetit të shërbimeve, në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të ndjeshme të shpenzimeve operative.

Image

Image

Image

Image