Ministri Abdixhiku prezanton projektet para përfaqësuesit të Bankës Botërore

Ministri Abdixhiku prezanton projektet para përfaqësuesit të Bankës Botërore

Ekonomia February 26, 2020 - 17:00

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, bashkë me përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Kosovë, raporton "Zëri.info".

Të dy së bashku diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në zbatim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen.

“Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton. Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit. Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën”, thuhet në njoftim./Zëri

Lexo edhe KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë
Ekonomia February 26, 2020