Pas raportimit të “Zërit” për tenderin e anuluar për ‘Newko Balkan”-in, reagon KEK-u

Pas raportimit të “Zërit” për tenderin e anuluar për ‘Newko Balkan”-in, reagon KEK-u

Ekonomia February 27, 2020 - 16:18

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), pas publikimit të shkrimit të “Zërit” me titull “'Newko Balkan'-i pretendon se i është anuluar padrejtësisht tenderi nga KEK-u” është përgjigjur lidhur me këtë tender, raporton “Zëri.info”.

Skender Bucolli zëdhënës për informim në KEK, ka konfirmuar se operatori ekonomik “Newko Balkan”, për sa i përket KEK-ut ka pasur ofertën e përgjegjshme me çmim më të ulët, dhe për këtë arsye është propozuar për shpërblim me kontratë gjatë vlerësimit.

“Ju njoftojmë se, OE “New-Balkan” për Autoritetin Kontraktues ka pasur ofertën e përgjegjshme me çmim më të ulët, dhe për këtë arsye është propozuar për shpërblim me kontratë gjatë vlerësimit. Edhe në fazën e ri-vlerësimit pas disa sqarimeve të bëra konform LPP-së, AK ka propozuar për shpërblim me kontratë prapë OE “Newko Balkan” edhe përkundër që vendimi i OSHP-së ankesën e OE “SNR” e ka aprovuar si të bazuar. Edhe oferta e OE “SNR” nga komisioni është konsideruar ofertë e përgjegjshme duke marr për bazë edhe vendimin e OSHP-së. Pastaj, janë pranuar disa kërkesa për rishqyrtim dhe Autoriteti Kontraktues ka dhënë përgjigje konform afateve të parapara me LPP”, ka thënë ai për gazetën.

Sipas tij KEK-u ka qenë i detyruar që të respektojë vendimin e OSHP-së dhe të shpërblej me tender operatorin e dytë ekonomik.

“Përfundimisht, KEK-u, ka qenë i detyruar të respektoj vendimin e OSHP-së (për këtë aktivitet nga OSHP janë pranuar tri vendime), dhe të shpërblejë me kontratë OE “SNR” edhe pse ka ofertë me çmim më të lartë se OE “Newko Balkan”. Tani ky aktivitet i prokurimit është në fazën e animimit”, ka thënë ai.

Në ndërkohë “Zwri” sot ka raportuar për tenderin e shpallur nga Korporata Energjetike e Kosovës për “Furnizim me shirit transportues gomë-pëlhurë” e ku fitues i tij u shpall kompania vendore nga Suhareka “Newko Balkan LLC”, ka bërë që po i njëjti tenderi të kthehet për rishqyrtim edhe për pesë herë të tjera në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Si palë e pakënaqur ndaj vendimit të KEK-ut doli të jetë operatori ekonomik NTP “SNR”, Prishtinë. Ky operator dërgoi ankesë tek OPSH-ja me pretendimin kinse KEK-u ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke dhënë tenderin për kompaninë nga Suhareka. Në raportin e nxjerrë më 23 shtator të vitit paraprak nga eksperti profesional i prokurimit u propozua që ankesa e operatorit ekonomik “SNR” të refuzohet, pasi pretendimet ankimore janë të pabazuara. Rrjedhimisht nga KEK-u u kërkua që lidhja e kontratës me operatorin ekonomik “Newko Balkan” të vazhdojë. Me gjithë këto ankesa e kërkesa OSHP-ja pas disa shqyrtimeve të hollësishme ka kërkuar nga KEK-u të kërkojë sqarime shtesë nga kompania e kontraktuar. Këto sqarime ndërkohë u kërkuan nga kompania suharekase teksa kjo Korporatë pas disa rishqyrtimeve konstatoi se “Newko Balkan” ka dhënë informacione përmbajtjesore të gabuara gjatë paraqitjes së dokumentacionit. Vendimi, i cili e ka nënshkrimin dhe vulën e kryesuesit të Panelit Shqyrtues, Blerim Dina, u përcoll edhe me një këshillë juridike që kundër këtij vendimi nuk është e lejuar ankesa dhe se pala e pakënaqur me kërkesëpadi mund t’i drejtohet Gjykatës Themelore në afat prej 30 ditësh nga data e pranimit të vendimit.

E pakënaqur nga ky vendim është kompania, së cilës i është marrë tenderi, pasi po pretendojnë se në çdo procedurë nga hapja e tenderit kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore. /ZËRI

Lexo edhe 'Newko Balkan'-i pretendon se i është anuluar padrejtësisht tenderi nga KEK-u
Aktuale February 27, 2020