Berat Rukiqi: Operatorët ekonomik po pajisen me vërtetime për lëvizje gjatë kufizimit

Berat Rukiqi: Operatorët ekonomik po pajisen me vërtetime për lëvizje gjatë kufizimit

Ekonomia March 26, 2020 - 08:54

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka njoftuar se operatorët ekonomik kanë nisur të pajisen me lejet e nevojshme për qarkullim gjatë orereve kur lëvizja është e kufizuar.

“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, njofton të gjithë operatorët ekonomik, të cilët kanë të regjistruar për veprimtari, njërin nga kodet NACE, të listuara në Urdhëresën: 01-05 të datës 23.03.2020, të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), se tashmë Administrata Tatimore e Kosovës është duke iu përcjellë me anë të e-mailit, një formë (vërtetim për lëvizje të lirë), për punonjësit të cilët do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve” ka shkruar Rukiqi.

Ai shtiu se forma duhet të plotësohet dhe të vuloset nga ana e operatorit ekonomik (punëdhënësit) për secilin punonjës të nevojshëm për funksionimin e veprimtarisë.

Ky dokument do t’iu shërbejnë punonjëseve që të mund të lëvizin lirshëm gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve.