'Sektori privat në gjendje të vështirë në kohën e Pandemisë, tu alokohet nga një pagë në kohën që nuk punohet'

'Sektori privat në gjendje të vështirë në kohën e Pandemisë, tu alokohet nga një pagë në kohën që nuk punohet'

Ekonomia March 27, 2020 - 11:39

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës me anë të një shkrimi në Facebook ka ngritur një problematikë me të cilën po përballet sektori privat në këtë kohë të Pandemisë.

Në reagimin e tyre thuhet se minimumi që duhet të bëhet është të alokohet një pagë e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat në kohën që nuk po punojnë.

Postimi i plotë:

VËREJTJE

Sektori publik vazhdon te gezoj benefitet e taksave te paguara nga sektori privat. Eshte paradoksale per bese. Krejt çka degjuam ne Parlament ishte popullizem, patetizem, provincializem, asgje me shume, ne vend te diskutimeve permbajtesore per shpetimin e ekonomise. Asnje politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat. Minimumi i pritjeve tona eshte nje page e dinjitetshme per punetoret e sektorit privat, per kohen qe nuk po punojne, si pasoje e pandemise, nga taksat e tyre qe ata i paguajne ne buxhetin e vendit. Koha per te vepruar eshte tani. #savethejobs