Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Ekonomia March 27, 2020 - 17:12

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se gjatë këtyre dy javëve ka paguar borxhe ndaj rreth 2 mijë bujqve në vlerë prej 4 milion e 747 mijë e 508 euro, borxhe të cilat kanë qenë të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019.

Sipas MBPZHR’së, ky likuditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë këtyre dy javëve ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019.Ky likuditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.