AKP shtyen për 2 muaj pagesat për shitjen e aseteve dhe qiradhëniet

AKP shtyen për 2 muaj pagesat për shitjen e aseteve dhe qiradhëniet

Ekonomia March 27, 2020 - 18:18

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet.

Sipas njoftimit të AKP-së kjo zgjatje e afatit do të bëhet për 90 ditë kalendarike.

Kjo agjenci thotë se ky vendim u mor pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID 19 dhe duke iu bashkangjitur veprimeve e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar.

AKP thotë se ky vendim fillon së zbatuari nga data 24 mars 2020.