41 milion euro për pagat e punëtorëve në sektorin privat

41 milion euro për pagat e punëtorëve në sektorin privat

Ekonomia March 31, 2020 - 10:49

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale me vlerë 176.9 milion euro, me të cilën janë paraparë disa masa për të ruajtur thellimin e krizës në sektorin e ekonomisë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Qeveria në detyrë ka miratuar këtë Pako e ku një ndër masat e parapara është edhe mbështetja financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik.

Ndërsa për mbulimin e 50% të vlerës si qirave të bizneseve Qeveria ka ndarë 12 milionë euro, teksa për kontributet në Trust për këta punëtorë, janë përcaktuar 8 milonë euro.

“Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro; Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë (12,000,000. 00€) euro; dhe mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë (8,000,000.00 €) euro”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë. /ZËRI